SHBA “krah” Rusisë, voton kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës në Ukrainë
SHBA-ja ka votuar kundër rezolutës së OKB-së që mbështet integritetin territorial të Kievit dhe dënon agresionin rus, raporton Sky News.
Rezoluta riafirmon angazhimin për përparimin e një paqeje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë, ndërsa bëri thirrje për de-përshkallëzimin e luftës.
Me këtë hap, SHBA iu bashkua Rusisë, Bjellorusisë, Koresë së Veriut dhe 14 vendeve të tjera në votimin kundër rezolutës, shkruan Sky News.
Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur vazhdimisht rezoluta të ngjashme që mbështesin Ukrainën në vitet e fundit, por kjo lëvizje thekson një përçarje në raportet midis Uashingtonit dhe Kievit pas kthimit të administratës Trump.
Marrëdhëniet midis Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky duket se janë përkeqësuar ditët e fundit, pasi SHBA zhvilloi bisedime paqeje me Rusinë pa përfshirjen e Ukrainës.