Sun, Apr 20, 2025

Ancelotti i përgjigjet Presidentit të La Liga: Ka çështje më të rëndësishme, nuk respekton tifozët e Realit

  • PublishedFebruary 25, 2025

Ancelotti i përgjigjet Presidentit të La Liga: Ka çështje më të rëndësishme, nuk respekton tifozët e Realit

Trajneri i Real Madrid, Carlo Anceotti i është përgjigjur së fundi Presidentit të La Ligas, Javier Tebas, i cili shprehej se madrilenët ankohen së tepërmi për arbitrimin.

“Tebas flet shumë për Real Madridin. Ai nuk respekton shumë tifozët e Realit duke folur kështu.

Ka çështje më të rëndësishme dhe ai duhet të fokusohet më shumë në zgjidhjen e problemeve të futbollit spanjoll”, tha Ancelotti.


AlbaniaWeb.net