OKB miraton rezolutën për ‘paqe në Ukrainë’, Shqipëria voton pro! Ja qëndrimi që mbajtën shtetet e tjera
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar dje rezolutën për “Paqe në Ukrainë”, që dënonte agresionin rus ndaj Kievit.
Kjo rezolutë është miratuar me 93 vota pro, mes tyre edhe Shqipëria. Ndërsa kundër kanë votuar 18 shtete dhe kanë abstenuar 64.
Ajo që ra në sy, ishte blloku SHBA-Rusi, i cili votoi kundër rezolutës së OKB për kritikat ndaj agresionit.
Ndërkohë BBC shkruan SHBA ka mbajtur dy herë anën e Rusisë në votat në OKB duke theksuar ndryshimin e qëndrimit të administratës Trump ndaj luftës.
Së pari të dy vendet kundërshtuan një rezolutë të hartuar nga evropianët që dënon veprimet e Moskës dhe mbështet integritetin territorial të Ukrainës, e cila u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në Nju Jork.
Më pas ata mbështetën një rezolutë të hartuar nga SHBA në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për t’i dhënë fund konfliktit, por që nuk përmban kritika ndaj Rusisë.