Zebërvoki me kritika të ashpra ndaj Eglit: Femër pa pikë karakteri!
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Zebërvoki, ka reaguar ashpër ndaj momentit kur Egli i kërkoi falje në gjunjë Gjestit. Në disa postime në InstaStory, ai e cilësoi veprimin e saj si të turpshëm dhe pa dinjitet, duke e kritikuar rëndë.
“Turp i Zotit, femër pa pikën e karakterit, pa respekt për veten e familjen e saj,” – shkroi ai, duke shprehur zhgënjimin për sjelljen e Eglit brenda shtëpisë së famshme.
Në një tjetër postim, ai bëri një koment ironik për të kaluarën e saj, duke iu referuar ish-lidhjes me aktorin dhe këngëtarin Ols Bylyku. “Tani po e kuptoj se pse ish-i i kësaj shtoi 20 kile pas ndarjes…”, shkroi Zebërvoki, duke sugjeruar se marrëdhënia me Eglin mund të ketë qenë një faktor stresues për partnerin e saj të mëparshëm.