Sat, Apr 19, 2025

EMRI/ Polici i burgut të Burrelit tëntoi të vrasë veten me armën e shërbimit, transportohet në spitalin e Traumës! Mbetet në gjendje kritike, detaje nga ngjarja e rëndë

  • PublishedFebruary 26, 2025

EMRI/ Polici i burgut të Burrelit tëntoi të vrasë veten me armën e shërbimit, transportohet në spitalin e Traumës! Mbetet në gjendje kritike, detaje nga ngjarja e rëndë

Efektivi i burgut të sigurisë së lartë të Burrelit, Sinan Kaxhani, i cili qëlloi veten me plumb në kokë, është transportuar tek Spitali i Traumës pasi ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:40 në dhomën e efektivit, ku ka qëlluar vetën me armën e shërbimit.

Kanë qenë familjarët e policit 58-vjeçar që kanë njoftuar ambulancën dhe policinë.

Kaxhani ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Burrelit, por për shkak të gjendjes së tij, polici është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë me ambulancë.

Sakaq, ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, motivi që ka shtyrë efektivin të ndërmarrë aktin e rëndë.