EMRAT/ Hodhën sërish në treg 21 ton mandarina me pesticide të kthyera mbrapsht nga Kroacia! Gjykata e Beratit lë në burg tre të arrestuarit!
Gjykata e Beratit ka dhënë sot masat e arrestit për tre të ndaluarit, që akuzohen se hodhën në treg 21 ton mandarina të ndaluara për tregti, te kthyera nga Kroacia.
Seanca e caktimit të masës së sigurisë u zhvillua me dyer te hapura.
Në fund gjykata e Beratit caktoj të vlefshme arrestimet dhe dha për të tre të arrestuarit masën e arrestit ne burg. Bëhet fjalë për:
Arben Dylin, grumbullues .
Elton Tafaj, fermer.
Elson Tahiraj, inspektori shtetit.
Gjyqtari i çështjes është Ilirjan Hysa, ndërsa prokurore është Malvina Pellumbi.
Gjatë seancës avokatët mbrojtjes i quajtën të ndaluarit viktima të luftës tregtare të konkurrencës me qëllim dëmtimin e tregtarëve vendas.
Avokati mbrojtës i Arben Dylit hodhi dyshime në vërtetësinë e analizave të shtetit kroat.
Ndërsa në fjalen e tij përpara trupit gjykues eksportuesi Arben Dyli u shpeh se nuk e dinte që duhej njoftuar AKU, pasi iu kthye produkti i mandarinës.
Ai njoftoi fermerët një nga Goriçani dhe tjetri nga Saranda për të marrë mbrapsht mallin.
Fermeri i arrestuar Elton Tafaj u shpreh se i është bere padrejtësi nga AKU pasi i ka treguar që mandarinat ishin prishur, kalbur, ndaj dhe i hodhi ne landfilldin e Dimalit.
“Mu thye zemra kur i hodha sepse ishte djersa ime. Tafaj kishte debatuar me Dylin pasi dyshonte që mandarina e kthyer mbrapsht nuk ishte e tija, e megjithatë ai e mori te mirëqenë dhe e hodhi në plehra”, tha njëri prej të arrestuarve.
Sakaq, pavarësisht mbrojtjes dhe deklarimeve të të arrestuarve gjykata vendosi masën e arrestit me burg për të tre.