“Frymë e re, dua të qëndroj gjatë në krye të ekipit”, Garcia konfirmon rikthimin e madh te Belgjika
Përpara ndeshjeve në muajin e ardhshëm, trajneri i Belgjikës Rudi Garcia ka konfirmuar se portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois do të rikthehet me “Djajtë e Kuq”.
“Rikthimi i Courtouis- Ai do të kthehet.Ky është një lajm i shkëlqyer për të gjithë Belgjikën. Unë gjithmonë e kam konsideruar Thibaut si portierin më të mirë në botë. Kam shkuar ta takoj në Madrid përpara ndeshjes Real Madrid-Manchester City (3-1), ku pata mundësinë të takoja edhe De Bruyne dhe Jérémy Doku një ditë para ndeshjes”.
Garcia më pas shtoi: “Po studioj mundësinë për të jetuar në Belgjikë, por tashmë më duket sikur jam 100% belg. Shpresoj ta përfundoj karrierën time si trajner te ‘Djajtë e Kuq’. Do të njihemi shpejt me njëri-tjetrin; kam një marrëdhënie shumë të mirë me Vincent Mannaert, i cili më zgjodhi për këtë post. Duam të krijojmë një dinamikë të re, t’u sjellim lojtarëve një frymë të re. Mbi të gjitha, shpresoj që i gjithë vendi ta mbështesë kombëtaren”.