Sun, Apr 20, 2025

Milan, Serginho: Ekipi do përmirësohet, Gimenez e ka golin në gjak, Theo të mos mbingarkohet me përgjegjësi

  • PublishedFebruary 27, 2025

Milan, Serginho: Ekipi do përmirësohet, Gimenez e ka golin në gjak, Theo të mos mbingarkohet me përgjegjësi

Milan nuk po kalon sezon pozitiv, teksa është eleminuar shumë shpejt nga Champions League. Për ekipin kuqezi, merkaton dhe disa lojtarë, ka dhënë mendimin e tij, ish-mbrojtësi i ekipit nga Milano, Serginho.

“Shpresa është që situata të përmirësohet. Deri tani, fatkeqësisht, nuk kemi parë versionin më të mirë të Milanit. Duke parë merkaton e janarit, lufta deri në fund për një vend në Champions League duhet të jetë detyrim”.

Merkato/ Santi Gimenez: “E ka golin në gjak, por i duhet loja dhe shokët e ekipit që ta furnizojnë siç duhet”.

Pastaj për Joao Felix: “Ka teknikë mbresëlënëse, e konsideroj lojtar të një niveli shumë të lartë, përndryshe nuk do të kishte veshur fanellat e Atletico Madrid, Barcelonës dhe Chelsea. Nuk e ka shprehur ende të gjithë potencialin e tij, shpresoj ta bëjë te Milani”.

Ai gjithashtu foli për Walker: “Do të thosha se i ka zgjidhur problemet e Milanit në krahun e djathtë. Një lojtar si ai nuk diskutohet”.

Për Bondo dhe Sottil: “Do ta pasurojnë stolin kuqezi, do të jenë të dobishëm, do ta shihni”.

Një këshillë për Theo Hernandez: “Jo, thjesht një vërejtje. Për mua, ai është mbrojtësi i majtë më i fortë në botë, por nuk duhet të mbingarkohet me shumë përgjegjësi. Nuk mund të shënojë ose asistojë në çdo ndeshje. Për vite ka qenë si ‘Superman’, i ka mësuar keq tifozët”.


AlbaniaWeb.net