“Ose me ne në BE, ose me bufin në kënetë!”- Rama: Me atë do hysh në borxh me veten si shqiptar
Kryeministri Edi Rama, duke folur për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, është shprehur me ironi ndaj opozitës, duke u shprehur se zgjedhja e shqiptarëve është midis Bashkimit Evropian dhe kënetës.
“Ose me ne në BE ose me bufin në kënetë. Me bufin në kënetë e ke të sigurte që je më humbësit. Me bufin në kënetë do hysh në borxh me veten si shqiptar, me fëmijët, prindërit e tu, se të gjithë atyre u duhet shtëpia në BE.”,, shtoi ai në rubrikën “Sy m’Sy”.
Edi Rama: Edhe kapaku, edhe kusia dhe këneta janë fjalë shqipe që tregojnë thelbin ku duhet të fokusohesh ti. Zgjedhja që ke në 11 maj është midis BE dhe kënetës. Ose me ne në BE ose me bufin në kënetë. Me bufin në kënetë e ke të sigurte që je më humbësit. Me bufin në kënetë do hysh në borxh me veten si shqiptar, me fëmijët, prindërit e tu, se të gjithë atyre u duhet shtëpia në BE.
Me Shqipërinë në BE ne garantojmë tre gjera kryesore, garantojmë të mos ketë mungesë të lirisë individuale, sundimi i ligjit të mos jetë më në diskutim dhe garantojmë standarde demokratike të jetesës, të mos u prek më askush.