Sat, Apr 19, 2025

Rummenigge: Të gjithë konsiderojnë Leverkusenin si favorite, por historia do jetë ndryshe

  • PublishedFebruary 27, 2025

Rummenigge: Të gjithë konsiderojnë Leverkusenin si favorite, por historia do jetë ndryshe

Karl-Heinz Rummenigge, legjenda e Bayernit foli për sfidat ndaj Leverkusen në Champions.

“E dini se përse jam optimist në këto dy ndeshje? Të gjithë konsiderojnë Leverkusenin si favorite. Unë i njoh mirë lojtarët tanë dhe e di se sa të bezdisur janë nga ky fakt.

Ata janë edhe më të motivuar për tu përballur me vështirësitë, por mendoj se do të kalojmë për më tej. Në javët në vazhdim na presin takime mjaft delikate, por jam i qetë pasi në fund të sezonit pres të festojmë tituj”, tha Rummenige.


AlbaniaWeb.net