Sat, Apr 19, 2025

U gjet pajetë nga familjarët në oborrin e shtëpisë, kush është 20-vjeçari që u vra në Shkodër (EMRI)

  • PublishedFebruary 27, 2025

U gjet pajetë nga familjarët në oborrin e shtëpisë, kush është 20-vjeçari që u vra në Shkodër (EMRI)

Paulin Preka është 20-vjeçari që u vra me armë zjarri mesditën sotme në fshatin Guci e Re në Shkodër.

Burime bëjnë me dije se i riu u gjet i vrarë në oborrin e shtëpisë nga familjarët.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 14:50, në fshatin “Guci e Re”, është gjetur pa shenja jete shtetasi P. P., rreth 20 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.

Ndërkohë është ngritur një Grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.