Blake Lively punëson ish-zv/shefin e CIA-s mes betejës ligjore me Justin Baldonin
Aktorja Blake Lively ka punësuar ish-zëvendës shefin e CIA-s, Nick Shapiro, për të menaxhuar krizën mediatike mes padisë së saj kundër Justin Baldonit për ngacmim seksual dhe shpifje. Baldoni ka mohuar akuzat dhe ka kundërpërgjigjur me një padi prej 400 milionë dollarësh ndaj Lively dhe bashkëshortit të saj, Ryan Reynolds, duke pretenduar se ata po dëmtojnë reputacionin e tij.
Ai gjithashtu ka paditur ‘New York Times’ për 250 milionë dollarë për shpifje. Një gjykatës në New York ka refuzuar kërkesën e Lively për të detyruar Baldonin të dorëzojë të dhëna telefonike mbi dy vjet të vjetra. Gjyqi i parë është planifikuar për mars 2026, ndërsa beteja ligjore mes tyre vazhdon.