Sat, Mar 1, 2025

Debati Trump-Zelensky/ Liderët evropianë mesazhe mbështetëse ndaj Ukrainës: Nuk jeni vetëm!

  • PublishedFebruary 28, 2025

Debati Trump-Zelensky/ Liderët evropianë mesazhe mbështetëse ndaj Ukrainës: Nuk jeni vetëm!

Udhëheqësit evropianë kanë reaguar pas diskutimit të tensionuar midis Trump, Vance dhe Zelenskyt në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë.

Në një postim në platformën X, kryeministri polak dhe ish-presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk iu drejtua Zelenskyt duke shkruar ” i dashur Zelensky, të dashur miq ukrainas, ju nuk jeni vetëm”.

I pyetur për konfrontimin gjatë qëndrimit në Portugali, presidenti francez Emmanuel Macron u tha mediave franceze se Rusia është agresori dhe populli ukrainas është ai që sulmohet.

Ai shtoi se vendet evropiane dhe aleatët e tjerë kishin të drejtë që ndihmuan Ukrainën tre vjet më parë dhe sanksionuan Rusinë dhe vazhduan ta bëjnë këtë.

Ai tha se është e rëndësishme të “respektohen” të gjithë ata që kanë luftuar që nga fillimi për dinjitetin e tyre, të drejtat dhe sigurinë e Evropës.