Ndarja e jetës së Hackman dhe gruas,hetimet vazhdojnë, zbulohen sende të dyshimta
Aktori legjendar Gene Hackman, 95 vjeç, dhe gruaja e tij, Betsy Arakawa, u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre, ndërsa autoritetet e cilësuan rastin si “mjaft të dyshimtë” dhe po kryejnë një hetim të plotë. Trupat u zbuluan nga punonjësit e mirëmbajtjes pas një telefonate në 911.
Arakawa u gjet në banjë pranë një shisheje ilaçesh, ndërsa Hackman ndodhej afër kuzhinës. Në shtëpi u sekuestruan pajisje celulare, ilaçe dhe sende të tjera. Autopsia nuk tregoi shenja traume apo rrjedhje gazi, por trupat ishin në dekompozim të avancuar, duke sugjeruar se vdekja kishte ndodhur ditë apo javë më parë.
Familja e aktorit e përkujtoi atë si një artist dhe baba të dashur. Hackman, i njohur për rolet e tij në “The French Connection” dhe “Unforgiven”, do të nderohet në ceremoninë e ‘Oscar’-eve këtë të diel.