Sat, Mar 1, 2025

Presidenti i Ukrainës mbërrin në Shtëpinë e Bardhë! Ja për çfarë do të bisedojë Zelensky me Donald Trump

  • PublishedFebruary 28, 2025

Presidenti i Ukrainës mbërrin në Shtëpinë e Bardhë! Ja për çfarë do të bisedojë Zelensky me Donald Trump

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky sapo ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky takohen sot në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar se si t’i japin fund luftës në Ukrainë.

Dy liderët pritet të nënshkruajnë gjithashtu marrëveshjen, që do t’i jepte SHBA-së akses në mineralet e rralla të Ukrainës.

Marrëveshja për mineralet, e negociuar përgjatë ditëve të fundit, do t’i jepte Shteteve të Bashkuara qasje të kosniderueshme tek mineralet e rralla të nëntokës ukrainase, por nuk përfshin dhënien e garancive të sigurisë nga ana e Shteteve të Bashkuara, një zhgënjim për Ukrainën.

Marrëveshja i jep Uashingtonit mundësinë që të kompensojë një pjesë nga miliarda dollarët që ka shpezuar për mbështetjen e Kievit me armatime amerikane, përmes një fondi investimi për rindërtim të lidhur me shitjen e mineraleve të rralla të Ukrainës.

Sipas një raporti të vitit të shkuar të Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, rreth 2/ 3 e fondeve të miratuara nga Kongresi për Ukrainën, janë shpenzuar në Shtetet e Bashkuara.