Primaret në PD dhe arsyet pse hyj në garë
GJENERAL PIRO AHMETAJ
U drejtohem demokratëve të Konispolit, Finiqit, Sarandës, Delvinës, Himarës, Selenicës dhe Vlorës
Fillimisht, dëshiroj të konfirmoj publikisht angazhimin tim në garën e Primareve të Qarkut të Vlorës. Më duhet të bëj publike atë çka kam ndarë me kryetarin e PDSH, “si dhe Kryeministrin e mbas zgjedhjeve të 11 majit”, prof.dr Sali Berisha, në ditën e parë të rikonfirmimit në kabinetin e tij: “parimet dhe motivet e angazhimit tim politik në betejën e 11 majit 2025”. Më duhet po ashtu t’i garantoj në nderin/integritetin tim “emër për emër demokrate/ët” që do shprehni me votë pëlqimin tuaj në këto Primare, si dhe qytetarëve të 7-bashkive të Qarkut Vlorë, që: “kurrsesi nuk vij te ju me/apo të më jepni spaleta, as për t’u emëruar ‘deputet”’ në borderonë e Kuvendit të Ardhshëm, por: ‘vetëm si ushtar i atdheut për të kontribuar me përkushtim dhe përgjegjshmëri politike dhe shtetërore në domosdoshmërinë ulëritëse që ka kombi për rotacionin demokratik të pushtetit”.
Nuk kemi zgjidhje tjetër, ose do fitojë demokracia, Shqipëria dhe shqiptarët më 11 maj, ose të gjithë jemi përgjegjës për humbjen dhe pasojat mbas saj! Me këtë rast, ju bëj thirrje arsyeve fisnike të konkurrente/ëve në këto Primare, por edhe demokratëve në Qarkun e Vlorës dhe gjithë Shqipërisë që: “Në 11 maj 2025 nuk janë zgjedhjet e radhës pluraliste, as radha e riciklimit të zhgënjimeve dhe mllefeve midis grupeve, tarafeve dhe interesave cinike brenda shtëpisë së PDsë; as radha e mungesës dëshpëruese të kohezionit si dhe as radha për të ndryshuar listat e borderosë së Kuvendit të radhës”! Motra dhe vëllezër, 11 maji është radha juaj, por është përgjegjësia jonë (nga doktor Sali Berisha, drejtuesve dhe ne/protagonistëve të PDSH) si dhe misioni shenjtë i mbarë shqiptarëve për të çliruar Kombin dhe ardhmërinë Euroatlantike të Shqipërisë nga: ‘nga pushtuesit me kollaro demokratike; deputetët dhe ministrat e emëruar nga bandat, pushtetarët, ose organizata kriminale (sipas nr.2 të pushtetit, nr.2 të Qeverisë dhe 10-ra ministrave në biruca), si dhe shpërdorimi kriminal i parave, institucioneve dhe administratës patronazhiste (220 mijë) si makineri elektorale e Kryeministrit të gjithëditur, të gjithëpushtetshëm në mos Sulltanit të Madhërishëm”!
Mbetem i përkushtuar për të kontribuar me gjithçka (përveç integritetit që s’e shes për asnjë arsye) sepse besoj te Perëndia, te kodet fisnike të familjes, te vlerat demokratike, si dhe ju bëj thirrje vëllazërore, që së bashku më 11 maj ta “ndalim këtë Sulltanat-Demokraci”, për t’ju rikthyer vlerave të djathta, lavdisë blu, sigurisë dhe mirëqenien që meritojnë qytetarët e qarkut të Vlorë dhe mbarë kombit.
Zoti e bekoftë 11 majin, datën e rikthimit të Shqipërisë në shinat e demokracisë funksionale si USA dhe gjithë Europa. Ju uroj përzemërsisht shëndet dhe mbarësi për ju dhe bashkëqytetarët tuaj. Unë kam një karrierë 36- vjeçare në Forcat e Armatosura, ku kam arritur deri në gradën madhore “Gjeneral”, si dhe kam kontribuar në nivele të larta ushtarake dhe shtetërore, si Zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm dhe Këshilltar Ushtarak i Presidentit të Republikës. Spikat si themelues i Përfaqësisë Kombëtare në Komandën Supreme të NATOs (SHAPE), përgjatë negocimit dhe nënshkrimit të 10-ra marrëveshjeve deri në përmbushjen e detyrimeve të anëtarësimit të plotë në NATO.
Mbas daljes në rezervë nga FA, u angazhova më shumë se 1 vit (2020) si Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD, ku mbetem i respektuar për oponencën e fortë politike mbas humbjes së zgjedhjeve në 2021; për transformimin e së djathtës moderne, si dhe për denoncimin e shpërdorimit të fuqisë së pushtetit, administratës dhe parave publike etj., si makineri elektorale për mbajtjen e pushtetit.
Vijoj të mbetem ndër referencat e vlerësuara në institutet, qendrat dhe komunitetin e sigurisë kombëtare, në Uashington, Bruksel, Kolegjin e NATO-s (ku dhe jam diplomuar), Këshillin e Atlantikut, Qendrën Marshall, Gjermani etj., për analizat gjeostrategjike rreth kërcënimeve të Ballkanit Perëndimor: “Demokracia burokratike; Rusisa-Putiniste; riciklimi i garës së armatimeve; agjenda bollshevike e përjetësisë së pushtetit”, si dhe rekomandimet për ndërtimin e një pakete të masave të mirëbesimit reciprok si garanci për të ndërtuar paqe të qëndrueshme dhe afatgjatë në rajon! Me vendim Nr./295/7, dt. 24.02.2021, të Autoritetit të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit më është konfirmuar pastërtia e figurës, si dhe jam pajisur me certifikatë sigurie “Top Sekret”, për RSh/NATO/BE. Për kontributet e spikatura në mbrojtjen dhe zhvillimin e interesave kombëtare si dhe në rrugëtimin drejt/pas anëtarësimit në NATO, jam dekoruar nga autoritetet më të larta shtetërore të RSh si dhe të Aleancës Euroatlantike!/Gazeta Panorama