Dortmund regjistron fitoren e dytë radhazi, ia del ndaj ST. Paulit, zhgënjen Leipzig
Dortmund regjistron fitoren e dytë radhazi në Bundesligë. Verdhezinjtë mundën 0-2 ST. Paulin, në ndeshjen e luajtur në Hamburg. Goli i parë i ndeshjes mban firmën e Guirassy në minutën e 50-të, ndërsa pak më vonë Adeyemi dyfishoi shifrat.
Pas kësaj ndeshje, Dortmund renditet në vendin e 10-të me 35 pikë, ndërsa ST Pauli e sheh veten në vendin e 15-të.
Në sfidat e tjera, zhgënjen Leipzig në shtëpi, teksa takimi ndaj Mainz përfundoi me shifrat 1-2. Bochum u imponua 0-1 ndaj Hoffenheim, në Vonovia Ruhrstadion.
(J.S/)