Sat, Apr 19, 2025

U përfshi në një aksident automobilistik, shuhet këngëtarja legjendare

  • PublishedMarch 2, 2025

U përfshi në një aksident automobilistik, shuhet këngëtarja legjendare

Këngëtarja legjendare Angie Stone është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare. Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur vajza e saj, Diamond Stone, e njohur edhe si Ladi Diamond.

“Mamaja ime ka ndërruar jetë”, ka shkruar 41-vjeçarja. Sipas zëdhënëses së saj, Deborah R. Saban, Angie Stone, një anëtare e grupit hip-hop “The Sequence”, sapo kishte njoftuar një koncert në Montgomery, Alabama, kur u përfshi në një aksident me makinë dhe u vra në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Deborah Saban tha për TMZ se vdekja e saj e papritur ka zhytur në pikëllim familjen dhe miqtë e saj. Angie Stone kishte një vajzë, Diamond, me ish-bashkëshortin e saj, Rodney Stone dhe një djalë, 27-vjeçarin Michael Archer, nga lidhja e saj me D’Angelo.