Mon, Mar 3, 2025

VIDEO/ Lazio mund Milanin, kuqezinjtë pa “busull” në Serie A

  • PublishedMarch 2, 2025

VIDEO/ Lazio mund Milanin, kuqezinjtë pa “busull” në Serie A

Lazio triumfon 1-2 në supersfidën e Serie A kundër Milanit. Ndeshja nisi me ritëm të lartë, nën një atmosferë elektrizuese dhe që premtonte shumë. Në mimutën e 27, Maignan pret një goditje të Marusic, por pas topit të kthyer nga portieri, Zaccagni zhbllokoi llogaritë.

Kuqezinjtë e mbyllën pjesën e parë në sulm, por pa mundur të tregohet konkrete. Pavlovic “tradhtoi” ekipin e Conseisaos në minutën e 67-të, pasi u ndëshkua me karton të kuq. Pavarësisht se ishte në inferioritet numerik, vendasit nga Milano gjetën forcat për të barazuar me anë të Chukwueze.

Në fund, lacialët morën 3 pikë falë një penalltie. Ishte Pedro që mori përsipër ekzekutimin e 11-metërshit dhe nuk fali.

Lazio renditet në vendin e pestë ndërsa Milan në vendin e nëntë.


AlbaniaWeb.net