Tue, Mar 4, 2025

‘Dhuratën e keni nga Nea’/Për 8 Mars, Sara Gjordeni u vjen në ndihmë grave të sëmura

  • PublishedMarch 4, 2025

‘Dhuratën e keni nga Nea’/Për 8 Mars, Sara Gjordeni u vjen në ndihmë grave të sëmura

Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Albania’, Sara Gjordeni ka vendosur të ndihmojë gratë e prekura nga sëmundje tumorale. Ajo ka treguar se do ndihmojë tre gra që vuajnë nga sëmundja e kancerit, duke ua financuar ndërhyrjet kirurgjikale.

“Ps : Spitalet duhet te jene ne territorin shqiptar! Dhuraten e keni nga Nea“- shkruan ajo krah postimit.

Kjo nismë e saj është pritur mjaft mirë nga publiku, duke e përgëzuar Sarën për veprimin human që ka vendosur të ndërmarrë.