Tue, Mar 4, 2025

“Do posedojmë topin ndaj Interit”, Van Persie: Champions emocion i veçantë, e dijmë si duhet të luajmë

  • PublishedMarch 4, 2025

“Do posedojmë topin ndaj Interit”, Van Persie: Champions emocion i veçantë, e dijmë si duhet të luajmë

Trajneri i Feyenoord, Robin Van Persie do të debutojë në pankinë në Champions League kundër Interit. Në konferencën për shtyp, Van Persie nuk fshehu dot emocionet.

“Unë mendoj se do të kemi pak më shumë topin, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se do të krijojmë më shumë shanse. Këtu qëndron sfida. Dhe do të jetë e rëndësishme t’i kushtojmë vëmendje tranzicioneve.

Në Eredivisie situata është e vështirë, por në Champions League duket magji. Si e shpjegoni?

Të presësh Bayernin në shtëpi, për shembull, është magji. Kjo është magjia e ‘De Kuip’. Diferenca? Do ta përjetoj vetë nesër. Mezi pres, do të jetë hera ime e parë në Champions League si trajner. Lojtarët e mi janë në formë të mirë dhe janë gati.

A mund të arrijë Paixao një nivel edhe më të lartë?

Sigurisht që është e mundur, e kemi parë kundër Walker. Fizikisht dhe mendërisht ka potencialin për të luajtur në një nivel më të lartë se Feyenoordi.

(J.S/)

 


AlbaniaWeb.net