Tue, Mar 4, 2025

“Edhe ta humbas jetën prej teje” – G Bani me akuza dhe ofendime të rënda ndaj Danjës

  • PublishedMarch 4, 2025

“Edhe ta humbas jetën prej teje” – G Bani me akuza dhe ofendime të rënda ndaj Danjës

Një përballje e tensionuar mes G Bani dhe Danja Kokës ka shpërthyer së fundmi, ku të dy ata janë akuzuar dhe ofenduar reciprocisht. G Bani e ka drejtuar një sërë fjalësh të rënda ndaj Danjas, duke e akuzuar për flirtime me Laertin dhe duke theksuar se ajo ka fshehur realitetin e saj pas një “maske”.

“Edhe të më vrasin jashtë prej teje, kam marrë kërcënime prej teje, as të kam prekur me dorë dhe asgjë. Ty të kanë prekur meshkujt e shtëpisë”, ka thënë G Bani, duke u shprehur i revoltuar ndaj akuzave që kishte marrë.

Për më tepër, ai ka shtuar: “Edhe ta humbas jetën prej teje, unë nuk rri pa ta çjerrë maskën, atë njeriun që deklarove se ishe, natën e parë që the unë nuk përfshihem në situata të ulëta.”

Nga ana tjetër, Danja ka përpjekur të kthejë ofendimet ndaj G Banit, duke e quajtur atë “të sëmurë” dhe duke kërkuar t’i shmangej bisedave me “njerëz të sëmurë”. G Bani nuk është përmbajtur, duke e quajtur atë “mashtruese, e pacipë dhe e paturp”.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Danja: Ti je i sëmurë.

G Bani: Çfarë ke bërë me Jozin?

Danja: Ik ik, nuk flas me njerëz të sëmurë.

G Bani: Mashtruese, e pacipë, e paturp.