I publikuan video duke ngrënë qebapa, si reagoi modelja Arbnora Ademaj?
Arbnora Ademajt, iu bë një kamera e fshehtë nga emisioni “Prive”, ku u kap duke ngrënë qebapa.
Videoja shkaktoi polemika në rrjet, me disa që e komentuan si “rënie të standardit”, por të tjerë e konsideruan si shkelje të privatësisë nga ana e medias.
Gazetarja e “Prive”, Blinera Vitija, tha në emisionin “Kosova Today” se një material i tillë është një formë paparaci, e zakonshme në botë. Sipas saj, Ademaj ndodhej në hapësirë publike dhe nuk mund të konsiderohet shkelje e drejtpërdrejtë e privatësisë.
Në një lidhje telefonike, Arbnora Ademaj e cilësoi këtë si shkelje të privatësisë dhe paralajmëroi se do të ndjekë rrugë ligjore duke ngritur padi.