Tue, Mar 4, 2025

Kaosi në Kuvendin e Serbisë, deputeti shqiptar publikon momente nga salla e mbushur me tym prej flakadanëve dhe gazit lotsjellës

  • PublishedMarch 4, 2025

Kaosi në Kuvendin e Serbisë, deputeti shqiptar publikon momente nga salla e mbushur me tym prej flakadanëve dhe gazit lotsjellës

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka publikuar bë rrjetet sociale momentet nga kaosi që u krijua në kuvend, ku opozita hodhi gaz lotsjellës, vezë dhe tymuese për të penguar zhvillimin e seancës plenare.

“Opozita me gaz lotsjellës, vezë po tenton të pengojë mbajtjen e Seancës. Brnabiq insiston në vazhdim nën sallën e mbushur me gaz lotsjellës”, ka shkruar ai krahas videos.

Kujtojmë se gjatë seancës së sotme plenare në Kuvendin e Serbisë, deputetët e opozitës u ngritën nga ulëset dhe aktivizuan mjete piroteknike në sallë, me tym të kuq dhe të zi dhe shpalosën një pankartë ku shkruhej “Serbia po ngrihet për të rrëzuar regjimin”.

kuvendi i serbise (1)

Mediat në Serbi bëjnë me dije se nga episodet e dhunshme në Kuvend kanë mbetur të lënduara tre deputete, njëra prej tyre është 8-muajshe shtatzënë.

Reagimi i tyre erdhi pasi deputetët e koalicionit qeverisës miratuan rendin e ditës, të cilin opozita e kundërshtoi.

kuvendi i serbise (3)

Qeveria miratoi paraprakisht rendin e ditës ku përfshiheshin edhe ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Lartë. Këto të fundit janë kërkesë e studentëve që protestojnë në Serbi, që nga shembja vdekjeprurëse e një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, më 1 nëntor të vitit të kaluar.