Tue, Mar 4, 2025

Komisioni Rregullator rrëzon kërkesën e PD, nuk shtyhet afati për regjistrimet e emigrantëve

  • PublishedMarch 4, 2025

Komisioni Rregullator rrëzon kërkesën e PD, nuk shtyhet afati për regjistrimet e emigrantëve

Komisioni Rregullator ka rrëzuar me shumicë votash kërkesën e Partisë Demokratike për zgjatjen e afatit për regjistrimin e diasporës.

“2 pro, 3 kundër, nuk miratohet në parim dhe nuk mund të vazhdojmë për diskutimet nen për nen, sepse nuk arrihet shumica e kërkuar”, tha drejtuesja e mbledhjes.

Kjo kërkesë ishte paraqitur nga dy anëtarët nga opozita, Muharrem Çakaj dhe Helga Vukaj, të cilët sugjeruan që afati për regjistrimin e emigrantëve të shtyhej për pesë ditë të tjera.

Kërkesa e tyre për shtyrjen e afatit erdhi në një moment kur shumë shqiptarë jashtë vendit ende nuk kishin mundur ta përfundojnë regjistrimin, duke ngritur shqetësime për mundësinë që ata të humbnin mundësinë për të regjistruar veten si pjesë e diasporës.

Megjithatë, Komisioni Rregullator vendosi të mos e pranojë këtë kërkesë, duke mbajtur në fuqi afatin e mëparshëm të regjistrimit, pa mundësinë për shtyrje.