Wed, Mar 5, 2025

Liderët Arabë mblidhen në Kajro, miratohet plani për rindërtimin e Gazës! Emiratet kërkojnë çarmatimin e Hamasit, por kush do ta qeverisë vendin?

  • PublishedMarch 4, 2025

Liderët Arabë mblidhen në Kajro, miratohet plani për rindërtimin e Gazës! Emiratet kërkojnë çarmatimin e Hamasit, por kush do ta qeverisë vendin?

Presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi, la njoftuar se është miratuar në Kajro mes liderëve arabë planin egjiptian për rindërtimin e Gazës.

Plani, i cili është një përgjigje ndaj propozimit të Presidentit të SHBA Donald Trump për të krijuar “Rivierwn e Lindjes së Mesme” në enklavën palestineze, synon të rindërtojë Rripin e Gazës pa zhvendosur banorët e saj.

Pyetjet kryesore që duhet të marrin përgjigje për të ardhmen e Gazës janë se kush do të qeverisë enklavën dhe cilat vende do të japin miliarda dollarët e nevojshëm për rindërtimin e saj.

Abdel Fattah al-Sisi tha se Egjipti po punon me palestinezët për të formuar një komitet të përbërë nga udhëheqës të pavarur palestinezë, të cilët do të marrin përsipër administrimin e Gazës. Ky komitet do të mbikëqyrë shpërndarjen e ndihmave humanitare dhe do të menaxhojë përkohësisht punët e enklavës, derisa të kalojë nën kontrollin e Autoritetit Palestinez.

Një çështje tjetër vendimtare është se çfarë do të ndodhë me Hamasin, organizatën që provokoi luftën në Gaza me sulmin që nisi ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, e mirëpriti propozimin egjiptian dhe i kërkoi Trumpit të mbështeste planin, i cili nuk përfshin zhvendosjen e banorëve palestinezë. Abbas tha gjithashtu se është gati të thërrasë zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare nëse lejojnë kushtet, duke theksuar se Autoriteti Palestinez është e vetmja forcë legjitime qeveritare dhe ushtarake në territoret palestineze.

Abbas, një nga arkitektët e marrëveshjeve të paqes të Oslos (1993) me Izraelin, që ngjalli shpresat për krijimin e një shteti palestinez, e sheh legjitimitetin e tij të minuar vazhdimisht nga vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor, shkruan Reuters. Shumë palestinezë gjithashtu e konsiderojnë qeverinë e tij të korruptuar, jodemokratike dhe jashtë realitetit.

Megjithatë, çdo përpjekje rindërtimi do të kërkojë mbështetjen e vendeve të pasura të Gjirit, si Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite, të cilat kanë miliarda dollarët e kërkuar.

Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat e shohin Hamasin dhe grupet e tjera islamike si një kërcënim ekzistencial, dëshiron çarmatimin e tij të menjëhershëm dhe të plotë, por vendet e tjera arabe favorizojnë një qasje më graduale, thanë burime me njohuri për këtë çështje.

Një burim pranë gjykatës saudite tha se prania e vazhdueshme e militantëve të Hamasit në Gaza është një pengesë, për shkak të kundërshtimeve të forta që do të ngrihen nga SHBA dhe Izraeli, vende që do të duhet të miratojnë çdo plan.

Në fjalimin e tij në samit, ministri i jashtëm saudit, Princi Faisal bin Farhan tha se nevojiten garanci ndërkombëtare që armëpushimi aktual do të mbahej.

Liderët e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Katarit nuk e morën fjalën gjatë seancave të hapura të samitit.

Një zyrtar i lartë i Hamasit, Sami Abu Zuhri, hodhi poshtë thirrjen për çarmatosjen e organizatës, duke këmbëngulur se e drejta e saj për rezistencë është e panegociueshme. Abu Zuhri tha për Reuters se organizata nuk do të pranonte asnjë përpjekje për të imponuar plane ose ndonjë formë të qeverisë jo-palestineze ose praninë e forcave të huaja.

Që kur Hamasi dëboi Autoritetin Palestinez nga Gaza pas luftës së shkurtër civile në 2007, ai ka mbytur të gjithë opozitën në enklavë.

Burime për Reuters thanë se Izraeli nuk do të kundërshtonte që një ent arab të merrte qeverisjen e Gazës, për sa kohë që Hamasi të hiqet nga skena. Por një zyrtar tjetër izraelit theksoi se qëllimi i luftës ishte shkatërrimi i aftësive ushtarake dhe administrative të organizatës palestineze që në fillim.

“Pra, nëse ata do të bindin Hamasin të çmilitarizohet, kjo duhet të bëhet menjëherë. Asgjë tjetër nuk do të pranohet”, tha ai.

Zyrtarët izraelitë thonë se rreth 20,000 luftëtarë të Hamasit janë vrarë që nga fillimi i luftës. Burime pranë Hamasit, megjithatë, thonë se organizata ka humbur vetëm disa mijëra luftëtarë në këtë luftë në të cilën janë vrarë më shumë se 48 mijë njerëz.