Tue, Mar 4, 2025

Lionel Messi surprizon me ndryshimin e pamjes, por përse po e tallin fansat?

  • PublishedMarch 4, 2025

Lionel Messi surprizon me ndryshimin e pamjes, por përse po e tallin fansat?

Lionel Messi ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave me modelin e tij të ri të flokëve. Gazeta spanjolle Marca ndau lajmin në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta nga tifozët, të cilët u habitën nga ndryshimi i papritur i pamjes së tij.

Fotoja e re e Messit dyshohet se është shkrepur në një restorant në Miami, ku ai po bënte foto me fansat. Ndërkohë, sezoni i ri i MLS-së ka nisur dhe ylli argjentinas e ka nisur mbarë me dy asistime në ndeshjen e parë për Inter Miami kundër New York City.

Pavarësisht spekulimeve për një rikthim në Barcelonë, Messi pritet të vazhdojë aventurën e tij me skuadrën amerikane.