Tue, Mar 4, 2025

Mes historisë e lavdisë, Real-Atletico “pushton” Championsin

  • PublishedMarch 4, 2025

Mes historisë e lavdisë, Real-Atletico “pushton” Championsin

Uefa Champions League rikthehet këtë të martë e të mërkurë me sfidat e vajtjes së fazes së 1/8 të finaleve të Uefa Champions League. Tashmë pasi kemi dalë përfundimisht nga faza e re dhe eksperimentale e formatit të ndryshuar të Championsit këtë vit, hidhemi në raundin e 16 më të mirave të Evropës, me fazën e zakontë me të cilën jemi mësuar të shohim këtë kompeticion.

Që në ditën e parë të kësaj faze, të martën menjëherë do të kemi përballje “Bigësh”, ku spikat padyshim derbi madrilen Real-Atletico. Të dyja skuadrat janë rivalë këtë sezon edhe në La Liga, por në Champions është padyshim një tjetër muzikë që do të luhet. Real shihet si favorit nga bookmakers për të kaluar më tej, por për shumëkënd, skuadra e Simeones mund të jetë ndoshta një nga pak skuadrat që mund të ndalë 15 herë kampionët në fuqi. Hera fundit që këto dy skuadra janë takuar me njëra tjetrën në Evropë ka qenë viti 2017, për fazën gjysmëfinale, atje ku “Los Blancos” triumfuan 4-2 në rezultatin e përgjithshëm. Ndërkohë të paharrueshme janë sigurisht edhe dy finalet e këtij kompeticioni në 2014 dhe 2016, ku në të dyja herët triumfoi Real Madrid. Ndoshta ka ardhur momenti që skuadra e Atleticos të marrë revansh?

Ndërkohë interesante do të jetë edhe sfida e Philips Stadion, mes kampionëve holandezë të Psv dhe Arsenal. “Topçinjtë” janë favoritë absolutë për të kaluar në çerekfinale, kjo edhe sepse objektivi titull në Premier League thuajse është bërë i pamundur, megjithatë të besuarit e Mikel Artetës duhet të bëjnë kujdes, sepse Psv arriti të nxjerrë jashtë këtij kompetiiconi në fazën e play off Juventusin. Holandezët zhvilluan një ndeshje perfekte, duke përmbysur humbjen e ndeshjes së parë në Torino, ndaj Arsenal është e paralajmëruar.

Ndërkohë më e ekuilibruar pritet të jetë sfida mes Dortmund dhe Lillë. Verdhezinjtë eleminuan pa probleme Sportingun në play-off, por ndaj francezëve të Lillë pritet që shkalla e vështirësisë të rritet. Megjithatë gjermanët e drejtuar nga Nico Kovacs janë favoritë, kjo edhe falë eksperincës më të madhe evropiane, si dhe faktit që që kur kroati është ulur në stol, ata kanë shfaqur një nivel loje shumë të mire, duke marrë edhe rezultate pozitive në favor.


AlbaniaWeb.net