NBA/ Thunder dominues, suksesi ndaj Houston konfirmon Oklahoman në Perëndim
Oklahoma City Thunder vijon të udhëheq bindshëm konferencën e Perëndimit në NBA këtë sezon.
Edhe të hënën në mbrëmje Thunder triumfoi me shifrat 137-128 ndaj Houston. I jashtëzakonshëm Alexander Shai, me kanadezin që ishte autor i 51 pikëve.
Jashtë fushe fiton Portland, që mundi 119-102 Philadelphia, sfidë ku u dallua Simons me 34 pikë.
Rikthehet te fitorja skuadra e Golden State, që mundi 119-101 Charlotte jashtë fushe. Hield me 22 pikë e Curry me 21 pikë u dalluan për Warriors, që hyjnë me këtë fitore në zonën play off.
Fitore të rëndësishme për renditje korri Detroit, që mundi 134-106 Utah Jazz, ku vendimtar ishte Cunningham me 29 pikë.
Zhgënjen skuadra e Dallas, që u mund 122-98 në fushën e saj nga Sacramento. Teksanët ndjejë dukshëm largimin e sloovenit Donçiç. Ndërkohë të gjithë titullarët e ekipit mik realizuan mbi 13 pikë.
Fiton edhe Miami, 106-90 ndaj Washington, ndeshje ku u dallua Adebayo me 19 pikë, ndërsa Atlanta fitoi në sekondat e fundit 132-130 ndaj Memphis (Risacher 27 pikë).