Ola i shpreh pëlqimin Jozit, Loredana i drejtohet banores: Turp t’ju vijë
Një situatë e sikletshme ka ndodhur mbrëmjen e sotme në shtëpinë e ’’Big Brother VIP Albania 4’’, për banoren e asaj shtëpie Loredana.
Teksa ishte duke u shfaqur një klip, ku protagonistë ishin Ola dhe Jozi duke i shprehur pëlqim njëri-tjetrit. Për këtë arsye, modelja nuk është ndjerë mirë dhe është përlotur, ndërsa i kthehet keq ish konkurrentes së ’’Përputhen’’ duke i kërkuar llogari.
Sakaq, e pyetur nga Ledion Liço kur e kuptoi pëlqimin e saj, Ola është shprehur se e ka parë në ëndërr dhe e ka vërtetuar.
Pjesë nga biseda:
Loredana: Turp t’ju vijë. Pse nuk më the më parë për pëlqimin. Nuk e dija që Jozi ishte i hapur për një lidhje tjetër.
Ledion Liço drejtuar Olës: Kur e kuptove që pëlqeje Jozin?
Ola: E pashë në ëndërr dhe aty e kuptova.