Përfundimi i afatit të regjistrimit të emigrantëve në PER, Berisha: Rama urdhëroi përfaqësuesit e tij në KQZ të mos pranonin propozimin e PD!
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklarate për media, është shprehur se kryeministri Edi Rama ka urdhëruar përfaqësuesit e tij në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të refuzojnë kërkesën e PD-së për zgjatjen e afatit për regjistrimin e diasporës në platformën PER për të votuar në zgjedhjet e 11 majit.
Berisha shton se “Ky refuzim është një shkelje madhore e Kushtetutës së vendit, është përjashtimi nga e drejta e votimit të paktën, sipas shifrave zyrtare, të 500 mijë. Por shira të tjera flasin për 800 mijë shqiptarë jashtë vendit, të cilët i kanë patur dokumentet e skaduara, pa përfshirë këto qindra mijëra të tjerë të cilët nun disponojnë dokumente të lëshuara në Shqipëri, por dokumente të rregullta të lëshuara nga vendet ku jetojnë.”
Sali Berisha:
Edi Rama personalisht në vitin e diasporës urdhëroi përfaqësuesit e tij në KQZ të refuzojë propozimin e përfaqësuesve të PD-së për të zgjatur të paktën gjer në datën 9 regjistrimet e diasporës, anëtarëve të diasporës për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit.
Refuzimi kategorik i Edi Ramës dhe përfaqësuesit të tij Damian Gjiknui, dëshmon frikë dhe tmerrin që i ka kapur ata dhe partinë e tyre ë krimit nga vota e lirë e shqiptarëve jashtë vendit.
Ky refuzim është një shkelje madhore e Kushtetutës së vendit, është përjashtimi nga e drejta e votimit të paktën, sipas shifrave zyrtare, të 500 mijë. Por shira të tjera flasin për 800 mijë shqiptarë jashtë vendit, të cilët i kanë patur dokumentet e skaduara, pa përfshirë këto qindra mijëra të tjerë të cilët nun disponojnë dokumente të lëshuara në Shqipëri, por dokumente të rregullta të lëshuara nga vendet ku jetojnë.
Me këtë vendim Rama firmos turpin e tij historik. Ai veçse dëshmon se është i pashpresë në zgjedhjet e e11 majit.
Shfrytëzoj këtë rast për t’i bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që këto orë që kanë mbetur t’i shfrytëzojnë për regjistrimin masiv të tyre edhe në një akt ndëshkimi për njeriun që ka fobi të tmerrshme nga vota e tyre