Shifrat “dënojnë” Conceiçao-n, ka bërë më keq edhe se Fonseca
2 fitore, 2 barazime, 4 humbje. Ky është bilanci i Sergio Conceiçao në Serie A. Tekniku portugez ka një mesatare prej 1.40 pikë për ndeshje, shifra jashtëzakonisht të dobëta, madje ka një mesatare më të ulet edhe se sa Paulo Fonseca, ish trajneri u largua nga Milan me një mesatare prej 1.59 pikësh për ndeshje.
Këto shifra kanë bërë që tifozët të dalin kundër trajnerit, por tani edhe drejtuesit e shoqërisë po reflektojnë shumë në lidhje me të ardhmen e ish trajnerit të Portos.
Deri në këtë pikë të sezonit, Milan ka bërë 41 pikë në 27 javë. Nëse i referohemi 10 sezoneve të fundit, vetëm në një rast Milan ka bërë më keq, në sezonin 2019-2020 kur në stol ishte në fillim Giampaolo e më pas Pioli. Në vitin kur Milan doli kampion në këtë pikë të sezonit kishin grumbulluar 57 pikë.
Në kushte të tillë, përpara këtyre shifrave të pakontestueshme, i pari nën akuzë si gjithnjë përfundon trajneri. Është e qartë se Conceiçao ka firmosur prej kohësh shkarkimin e tij, por mbetet në dyshim nëse ky vendim do të vijë gjatë apo në fund të këtij sezoni. Në çdo rast, Tasoti është gati për të shpëtuar atë që ka mbetur nga ky sezon.
()