Tue, Mar 4, 2025

Tragjedi/ Të shtëna në Teksas, ndërron jetë reperi 30-vjeçar dhe vajza e tij

  • PublishedMarch 4, 2025

Tragjedi/ Të shtëna në Teksas, ndërron jetë reperi 30-vjeçar dhe vajza e tij

Tragjedia ka goditur industrinë e muzikës në Shtetet e Bashkuara.

Marca‘ raporton se artisti i njohur G$ Lil Ronnie ka ndërruar jetë në moshën 30 vjeçare në Forest Hill, Teksas, viktimë e të shtënave me armë zjarri në të cilën vdiq edhe vajza e tij pesëvjeçare. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në një lavazh në qytet. Një automjet i bardhë thuhet se iu afrua reperit G$ Lil Ronnie dhe dy burra hapën zjarr ndaj reperit. Plumbat qëlluan për vdekje edhe vajzën e reperit.

Autorët u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe, kur shërbimet e urgjencës mbërritën, i gjetën dy viktimat pa jetë. G$ Lil Ronnie dhe vajza e tij u shpallën të vdekur në vendngjarje dhe asgjë nuk mund të bëhej për të shpëtuar jetën e tyre.

Sipas disa dëshmitarëve, mediat lokale raportuan se deri në 30 të shtëna janë dëgjuar në lavazhin e Forest Hill. Hetuesit tashmë kanë identitetin e njërit prej dy të dyshuarve dhe ka një urdhër arresti për të.

Tezja e G$ Lil Ronnie i tha CBS: “Ai ishte një reper. Ai nuk shqetësonte askënd. Ai nuk sulmoi askënd. Ai ishte një njeri i familjes. Ai po pastronte makinën dhe dikush hyri duke qëlluar atë dhe foshnjën. Një foshnjë. Foshnja e tij.”