Wed, Mar 5, 2025

VIDEO/ Aston Villa feston në Champions, 3 gola dhe fitore ndaj Brugge në Belgjikë

  • PublishedMarch 4, 2025

VIDEO/ Aston Villa feston në Champions, 3 gola dhe fitore ndaj Brugge në Belgjikë

Aston Villa ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen e parë të Champions League ndaj Brugge, teksa triumfoi 1-3.

Anglezët realizuan shumë shpejt, që në minutën e 3-të, me anë të Bailey. Vendasit u përgjigjën shumë shpejt dhe barazuan llogaritë, me anë të Cuyper.

Në pjesën e dytë, Brugge dominoi në mbajtjen e topit, por pa mundur dot të tregohet konkrete.

Të besuarit e Emery kaluan në epërsi pas një autogoli të Mechele, ndërsa Asensio vulosi suksesin.

Sfida e kthimit do luhet pas disa ditësh.

 

 

 

(J.S/)


AlbaniaWeb.net