Wed, Mar 5, 2025

Vuçiç komenton ngjarjen ku opozita hodhi flakadanë dhe gaz lotsjellës në Kuvendin e Serbisë: Kërkojmë përgjegjësi ligjore

  • PublishedMarch 4, 2025

Vuçiç komenton ngjarjen ku opozita hodhi flakadanë dhe gaz lotsjellës në Kuvendin e Serbisë: Kërkojmë përgjegjësi ligjore

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka komentuar trazirat që shpërthyen sot në seancën e Kuvendit të Serbisë, ku u përplas opozita dhe qeveria, dhe ku u hodhën flakadanë, gaz lotsjellës, vezë, e stende të tjera.

Vuçiç u ka cilësuar këtë si një ditë të vështirë për Serbinë, dhe se për të gjithë ngjarjen kërkon përgjegjësi ligjore.

“Sot është një ditë e vështirë për Serbinë, për çdo qytetar të vendit. Jemi dëshmitarë të diçkaje që nuk e kemi parë që nga themelimi i sistemit partiak, domethënë në 35 vitet e fundit. Kjo nuk ka ndodhur që nga sistemi shumëpartiak. Bëhet fjalë për bullizëm, sjellje huligane. Kërkoj përgjegjësi penale dhe ligjore, presim prokurorinë. Nuk do të pushojmë derisa ata që e thanë të japin llogari”, ka thënë Vuçiç.

Kuvendi Serbi kaos

Presidenti i Serbisë më pas ka komentuar gjendjen e deputetëve të plagosur, mes të cilave ishte dhe një ligjvënëse në muajin e 8 të shtatzënisë, Sonja Ilić.

 “Sanja Iliq është mirë. Pavarësisht të gjithëve dhe gjithçkaje fëmija i saj do të lindë dhe do të jetë mirë ”, ka thënë Vuçiç.

Kujtojmë se gjatë seancës së sotme plenare në Kuvendin e Serbisë, deputetët e opozitës u ngritën nga ulëset dhe aktivizuan mjete piroteknike në sallë, me tym të kuq dhe të zi dhe shpalosën një pankartë ku shkruhej “Serbia po ngrihet për të rrëzuar regjimin”.

Screenshot_20

Qeveria miratoi paraprakisht rendin e ditës ku përfshiheshin edhe ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Lartë.

Këto të fundit janë kërkesë e studentëve që protestojnë në Serbi, që nga shembja vdekjeprurëse e një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, më 1 nëntor të vitit të kaluar.

kuvendi i serbise (1)kuvendi i serbise (2)kuvendi i serbise