Thu, Mar 6, 2025

Ben Affleck do të rikthehet me dashurinë e vjetër, ja kë ka ende në mendje

  • PublishedMarch 5, 2025

Ben Affleck do të rikthehet me dashurinë e vjetër, ja kë ka ende në mendje

Ben Affleck duket se ka ende ndjenja për ish-bashkëshorten e tij, Jennifer Garner pasi sipas një burimi të afërt me të që foli për Page Six, aktori “do të donte një shans tjetër” në lidhjen e tyre.

Siç thotë ai, aktori “do të ishte patjetër i hapur për t’i dhënë një shans të dytë lidhjes së tij me Jennifer, nëse rrethanat e lejonin. “Ben sapo doli nga martesa dhe finalizoi divorcin nga Jennifer Lopez, ai është shumë i zënë me punën e tij dhe i fokusuar në këtë kapitull të ri”, shpjegon ajo. Në të njëjtën kohë ai thekson se “Ben respekton marrëdhënien e Jennifer-it me John Miller dhe nuk do të donte kurrë të futej mes tyre”.

Megjithatë, një person tjetër i tha Page Six se ndjenjat nuk janë të ndërsjella. “Jennifer është e lumtur me John dhe kjo mundësi nuk e shqetëson atë.”

Aktorja 30-vjeçare është në një lidhje me John Miller që nga viti 2018. Jennifer Garner u nda nga Ben Affleck në vitin 2015, pas një dekade së bashku. Megjithatë, ata kalojnë kohë së bashku dhe së fundmi janë parë duke qeshur dhe duke biseduar në festën e 13-vjetorit të djalit të tyre, Samuelit.