Fri, Mar 7, 2025

“Morëm një avantazh të lehtë”, Ancelotti “përkëdhel” Rodrygo-n

  • PublishedMarch 5, 2025

“Morëm një avantazh të lehtë”, Ancelotti “përkëdhel” Rodrygo-n

Reali triumfoi 2-1 në aktin e parë përballë Atletico-s, por Carlo Ancelotti nuk feston plotësisht, i vetëdijshëm se asgjë nuk është mbyllur, thjesht ekipi i tij mori një avantazh të vogël për ndeshjen e kthimit:

“Ishte një ndeshje e ekuilibruar, me shumë intensitet. E kontrolluam mirë në nivel defensivë, por mund të bënim më shumë pas golit të avantazhit. Objektivi ishte të merrnin një avantazh të lehtë dhe ia arritëm. Mbappe? Nuk ishte në nivelin e tij maksimal, por edhe ai bëri një punë të mirë. Nuk ishte e lehtë të luaje kundër një mbrojtje të mbyllur si e Atletico-s. Një punë të shkëlqyer bëri edhe Rodrygo, është një lojtar fantastik”, u shpreh Ancelotti.

Në të njëjtën linjë me Ancelottin ishte edhe Diego Simeone, kjo ishte një ndeshje e luftuar, e vendosur nga detajet:

“Ishte një ndeshje shumë taktike, të dy ekipet prisnin momentin e tyre. Ata na goditën në rastin e parë, por ne patëm një reagim të madh. Nëse ndeshja do të kishte shkuar në 3-1 do të ishte bërë e vështirë. Në fund të sfidës kishte shansin të barazonim, mund të na kishte ndihmuar më shumë në ndeshjen e kthimit. Në fund do më kishte pëlqyer të rrezikonim pak më shumë përpara, por në përgjithësi jam i kënaqur me lojën e zhvilluar”, theksoi trajneri i Atletico-s.

()


AlbaniaWeb.net