Capello analizon Serie A: Interi ekip i kompletuar, edhe Napoli ka shanset e veta
I mirënjohuri Fabio Capello ka analizuar garën për titull në Serie A.
“Inter- Në transfertën napoletane kam parë një Inter të lodhur, fizikisht të dobësuar nga një sezon kaq i ngjeshur me angazhime. Edhe dëmtimet e kanë komplikuar situatën, por ky është momenti kur matet forca e një grupi.
Interi mbetet ekipi më i kompletuar i Serie A për t’u imponuar në distancë, ka alternativa të nivelit të lartë në çdo pozicion dhe tani, lojtarët që luajnë më pak, kanë detyrimin të tregojnë se janë në nivelin e situatës. Inzaghi mund të gjejë burime nga stoli, me kusht që të mos ‘shpikë’ shumë. Në këtë pikë të sezonit duhet minimizuar eksperimentet taktike”.
Napoli- “Po bën shumë mirë. E dominoi Interin, tregoi të gjithë forcën e tij dhe së shpejti Conte do të rikuperojë yjet e dëmtuar. Ai barazim që arritën në atë mënyrë, pas një presioni kaq të fortë, është metaforë e asaj që mund të ndodhë nga tani e deri në fund të kampionatit”.