Fri, Mar 7, 2025

Europa League, Roma mund Bilbaon, Lazio triumfon në fund ndaj Plzen

  • PublishedMarch 6, 2025

Europa League, Roma mund Bilbaon, Lazio triumfon në fund ndaj Plzen

Roma fitoi 2-1 ndaj Atletico Bilbaos, në ndeshjen e parë të Europa League. Williams ndëshkoi ekipin e Ranierit në fillimin e pjesës së dytë. Angelino barazoi shifrat, pas një asisti të Celik. Ritmi ishte i kënaqshëm deri në fund, me golin e fitores për italianët që mban firmën e Shomurodov.

Lazio triumfoi 2-1 me Plzen në Çeki. Goli i Romagnolit ndezi festën laciale, në minutën e 18-të. Durosinmi mposhti Provedel, duke barazuar llogaritë. Në fund të ndeshjes, heroi i Lazios ishte Isaksen.

Në takimet e tjera, Bodo/Glimt mundi pastër 3-0 Olympiakos. Frankurt mposhti 1-2 Ajax, në Holandë.


AlbaniaWeb.net