“Kishim shans të mirë sot”, tekniku i Elbasanit: Ndeshja mund të shkonte ndryshe, kampionati mbetet i hapur
Tekniku i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç, tregoi këndvështrimin e tij pas barazimit pa gola ndaj Skënderbeut.
“Sot ishte një shans shumë i mirë për ne, sot i provuam të gjitha. Në pjesën e parë luajtëm shumë mirë, krijuam raste. Isha i sigurt që do fitonim, por në pjesën e dytë nuk ishim si pjesa e parë. Ishte një moment i mirë për ne, nëse Musta do shënonte, do fitonim se ishin të gjitha për ne, një karton i kuq e një penallti. Por ishte maksimumi, por nuk kapëm shansin. Kjo ishte situata, patjetër jemi shumë të mërzitur.
Situata? Edhe pak presioni, edhe pak fati e pasi i fundit. Por janë 4 gjuajtje në portë në pjesën e parë. , E para ishte Ze Gomesh me krosm nga Musta, e dyta me Qosen me të majtën, e treta Qose me kokë dhe një herë Lajthia.
Kur ishte i kuqi, sot ishim 4-2-4, i provuam të gjitha. Kur ke lojtarë me shumë, hapësira është anash, do bënim 2 kundër 1, krosime, do rrinim brenda zonës me shumë lojtarë. Kjo ishte ideja, ndoshta kishim mungesën e një lojtari krijues te pasimi i fundit dhe driblimi një kundër një.
Brenda një jave luajtëm 4 ndeshje shumë të forta. Ndoshta po, por Skënderbeu nuk rrezikoi shumë në pjesën e parë dhe ishte ideja që ne e kapëm disa here. Ne ulëm Dumfur, që të luante Prençi me topin, i cili është shumë i mirë, por luan majtas me të djathtën. Ndaj ishte Prençi i lirë me topin. Por nuk bëri diferencën me topin. Ne kemi krijuar hapësira para, por ndoshta ishte mungesa e pasimit të fundit, apo një lojtari krijues që të gjenim avantazh para portës së Skënderbeut.
Ne shohim edhe poshtë, edhe lart. Nuk mund të them asgjë tjetër, se filloi faza e katërt, çdo pikë ka vlerë. Shohim edhe për poshtë, edhe për sipër”, tha Gvozdenoviç