Thu, Mar 6, 2025

“Miss Bikini” brenda ‘BBV’, Ola revoltohet: Nuk donin të më nxirrnin mua dhe Jozin

  • PublishedMarch 6, 2025

“Miss Bikini” brenda ‘BBV’, Ola revoltohet: Nuk donin të më nxirrnin mua dhe Jozin

Një ngjarje e papritur ka ndodhur brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” pas aktivitetit “Miss Bikini”, ku banorët ishin ata që e organizuan dhe zhvilluan. Pas një gare të fortë, Aldo dhe Mikela u shpallën fitues, ndërkohë që disa konkurrentë të tjerë, nuk u përfshinë.

Kjo ka shkaktuar një valë kritikash mes banorëve të tjerë, të cilët janë shprehur të pakënaqur për mënyrën se si u menaxhua ky aktivitet dhe shpallja e fituesve.

‘Nuk donin të më nxirrnin mua dhe Jozin. Nxorrën Aldo miss bikini, ndërkohe ishte i mbuluar, dhe ajo tjetra e mbuluar. Eshte miss bikini jo kush eshte mbuluar më shumë. Juri me kot nuk kam pare, hipokrite..’- tha Ola e cila e shprehu haptazi pakënaqësinë e saj.