Tirana jep shenja jete, mposht Laçin, Elbasani zhgënjen ndaj Skënderbeut
Tirana merr 3 pikë të arta në “Niko Dovana”, teksa mposhti 4-1 Laçin. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, me bardheblutë që kaluan në epërsi. Kola u tregua i saktë me kokë, duke shfrytëzuar në maksimum atë harkim në zonë.
Kurbinasit u përpoqën që të reagojnë dhe vendosën ekuilibrat. Pas një dalje të pastudiuar mirë të portierit Selmani, Traore përfitoi dhe ia doli që me klas të dërgojë topin në fund të rrjetës.
Ekipi i Shkëmbit u rikthye në avantazh përsëri, teksa Zharmuni shënoi me një të majtë tokazi, pas një aksioni të shpejtë. Çerek ore para fundit të ndeshjes, Ernest siguroi fitoren për Tiranën.
Tirana kështu renditet në vendin e tetë me 29 pikë dhe synon që të largohet nga zona e ftohtë, sa më shpejt të jetë e mundur. Laçi është në vendin e pestë me 31 pikë.
Elbasani nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Skënderbeut. Në minutën e 57-të, ndeshja u kthye në “malore” për korçarët, që mbetën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Dumfur.
Në Elbasan, vendasit patën shansin e artë për të gjetur golin e fitores pasi Estrela shkaktoi penallti, por 11-metërshi nuk u ekzekutua si duhet nga Musta. Elbasani është në vendi ne pestë me 35 pikë ndërsa Skënderbeu mbyll klasifikimin.