U dëmtua gjatë festës së golit në Champions, Bayern tregon situatën e Neuer
Portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer u lëndua teksa festonte një gol të bavarezëve në Champions, në sfidën e mbyllur 3-0 ndaj Leverkusen.
Neuer la fushën pas një dëmtimi të kyçit të këmbës së djathtë në minutën e 58-të, duke shqetësuar stafin. Sipas asaj që shkruan klubi, ende nuk dihet se kur do rikthehet në fushë.
“Manuel Neuer pësoi një këputje muskulore në pulpën e djathtë gjatë fitores 3-0 ndaj Bayer Leverkusen në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, të mërkurën në mbrëmje. Diagnoza është konfirmuar nga ekipi mjekësor i FC Bayern. Portieri do të jetë jashtë fushave për një periudhë të pacaktuar”- shkruan klubi.