Thu, Mar 6, 2025

Vendimet e qeverisë/ Manastirliu: Mbyllet platforma TikTok për 12 muaj!

  • PublishedMarch 6, 2025

Vendimet e qeverisë/ Manastirliu: Mbyllet platforma TikTok për 12 muaj!

Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka marrë vendimin për mbylljen e platformës TikTok për një afat kohor prej 12 muajsh.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, e cila në deklaratë për media nga Kryeministria, informoi se do bëhet mbyllja e përkohshme e këtij rrjeti social.

Ajo u shpreh se ky vendim u mor për çështje sigurie, në mënyrë të tillë që të vendosen filtra mbrojtëse në TikTok, dhe kryesisht për sigurinë publike digjitale.

“Kemi zhvilluar konsultime të gjera me prindërit, për sigurinë e fëmijëve në mjedisin digjital dhe efektet që sjellin në gjendjen psiko-emocionale te fëmijët platformat e rrjeteve sociale. Kanë qenë pro mbylljes apo kufizimit për TikTok.

Kemi rekomanduar mbylljen apo kufizimin e aksesit për 12 muaj, periudhe që do të na lejojë kohën për marrjen e masave në bashkërendim me përfaqësuesit e TikTok.”, tha Manastirliu.