VIDEO/ Gol dhe asist, Çekiçi gjen rrugën e rrjetës pas 20 muajsh
Endri Çekiçi është rikthyer protagonist në elitën e futbollit turk. Mesfushori pogradecar u bë protagonist me gol dhe asist te skuadra e Adanaspor, në triumfin 1-2 ndaj Sanliurfaspor në kampionat.
28-vjeçari shënoi golin e barazimit në minutën e 33-të nga pika e bardhë e penalltisë, ndërkohë që në minutën e 50-të asistoi për Kuruçuk që shënoi golin e përmbysjes.
Titullar në këtë përballje ishte dhe Sokol Cikalleshi, i cili në minutën e 59-të u ndëshkua me karton të verdhë dhe në minutën e 67-të u zëvendësua. Për sa i përket Çekiçit, hera e fundit që mesfushori kishte shënuar ishte 30 shtatori i vitit 2023 kur ishte pjesë e Pendikspor në duelin ndaj Trabzonspor në elitën e futbollit turk.