Sun, Mar 9, 2025

Gerta para ‘Kutisë së Pandorës’!Dërgon në nominim 3 banorë, 1 prej tyre largohet sot

  • PublishedMarch 8, 2025

Gerta para ‘Kutisë së Pandorës’!Dërgon në nominim 3 banorë, 1 prej tyre largohet sot

Gjatë puntatës së sotme të “BBVA”, Gerta Gixhari u vu përballë “Kutisë së Pandorës”.

Produksioni kishte sjellë në ambientet e jashtme të shtëpisë vjehrrën e banores dhe kjo e fundit nëse do të zgjidhte ta takonte do t’i duhej të hapte zarfin e “së keqes”. Ky i fundit kërkonte që banorja të dërgonte menjëherë në televotim 3 konkurrentë, ku një prej tyre do të lërë sonte shtëpinë.

Kështu, zgjedhja e Gertës ishte të dërgonte në nominim Rozanën, Laertin dhe Amberin. Një prej tyre do largohet mbrëmjen e sotme nga shtëpia.

“Rozana, Laerti dhe Amber. Janë lojtarë të fortë dhe duhet që në këto momente të përball lojtarët e fortë.”- tha Gerta.