“Bëmë disa gabime që na kushtuan shumë”, Muller analizon humbjen e Bayern
Bayern Munich u mund 3-2 në shtëpi ndaj Bochum, në ndeshjen e Bundesligës. Pas takimit, sulmuesi i bavarezëve, Tomas Muller u shpreh se skuadra bëri disa gabime, të cilat i kushtuan shumë.
“Ishte një ndeshje futbolli me të gjitha aspektet e saj. Sigurisht, ne bëmë pjesën tonë që loja të shkonte mirë në fillim. Luajtëm shumë mirë në fillim, por më pas bëmë disa gabime”- tha Muller.
Bayern, gjithsesi kryeson i qetë kampionatin me 61 pikë, 8 më shumë se Leverkusen.