Mon, Mar 10, 2025

Bye bye Gjesti! Xheneta në romancë të re, kush ia mori zemrën?

  • PublishedMarch 9, 2025

Bye bye Gjesti! Xheneta në romancë të re, kush ia mori zemrën?

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ka nisur një romancë të re. Sipas burimeve të Prive, ajo është duke shijuar një njohje të re dhe ka hapur një kapitull të ri në jetën e saj.

Edhe pse Xheneta ka qenë mjaft e kujdesshme për të mbajtur larg vëmendjes së publikut detajet e kësaj njohjeje, burimet bëjnë të ditur se mashkulli misterioz që ka fituar zemrën e saj është një shqiptar i diasporës.

Po ashtu, nuk ka pasur ende postime publike që e lidhin me këtë romancë që mesa duket do ta mbajë sekret.