“Inter i frikshëm, shkon në +4, Coincecao reziston”, mediat italiane komentojnë triumfet historike me përmbysje të skuadrave milaneze
Nuk kishte ndodhur asnjëherë në historinë e futbollit italian, qëbrenda të njëjtës javë dy skuadrat milanezë Inter dhe Milan të mund të fitonin, duke përmbysur një disavantazh 0-2 dhe këtë gjë ato arritën ta bënin realitet këtë të shtunë me sfidat Inter Monza dhe Lecce Milan që ishin fotokopje të njëra tjetrës.
Inter për pak sa nuk shokoi opinionin sportiv anembanë, teksa e pa veten në fundin e pjesës së parë në disavantazh 0-2, pas dy golave shumë të bukur të miqve me anë të Birindellit dhe Keita Balde. Megjithëse në fundin e renditjes skuadra e Monzës tregoi karakter dhe konfirmoi se ndaj kampionëve në fuqi të Italisë nuk kishte ardhur për shëtitje në San Siro. Megjithatë goli i Aranutoviç në shtesën e fraksionit të parë i jep dozën e duhur të motivimit skuadrës së drejtuar nga Inzaghi, e cila pjesën e dytë e shndërron portën e miqve në tabelë qitje. Ziklatrit do të gjenin barazimin fillimisht me Çalhanoglu me një goditje potente të saktë nga jashtë zonës, ndërsa 12 minuta nga fundi i kohës së rregullt, një krosim i fortë nga e majta i brazilianit Carlos Augusto detyron Kyriakopulos të shtyjë topin në portën e tij nën presionin e Lautaros. Turati e largon topin, por sfera kishte kaluar vijën fatale, duke bërë që zikaltrit të përmbysnin rezultatin e të marrin 3 pikë me vuajtje por tepër të rëndësishme duke ruajtur kryesimin në renditje edhe pas javës së 28.
Me përmbysje fiton edhe Milan. Pas 3 humbjeve radhazi skuadra e Coincecaos arrin të marrë 3 pikë në transfertën e Villa der Mares. Lecce realizoi golin e parë që në minutën e 7 pas një goditje potente të sulmuesit malazez Krstoiç. Milanit do t’i anuloheshin dy gola me Gimenez dhe Gabbian që ishin në pozicion të parregullt.Ndërkohë vendasit do të gjenin golin e 2 me 0 në të 59 sërish me Kristoviç. Një autogol i Gallos që devijon topin në portën e tij pas tentativës së Jaoa Feilix rihap garën, me “Djallin” që beson deri në fund tek përmbysja. Dhe diçka të tillë do ta bëjë realitet falë një super Christian Pulisiç. Fillimisht amerikani fiton një 11 metërsh që e shndërron po vetë në gol në të 73 minutë dhe 8 minuta më pas shfrytëzon në maksimum një harkim të Leaos nga e majta për të shënuar edhe golin e tretë e të fitores. Përfundimisht Milan triumfon 2-3, duke u ngjitur në kuotën e 44 pikëve.
“Inter i frikshëm, shkon në +4, Milan fiton me përmbysje, Coincecai reziston”, janë këto titujt kryesorë të përditshmes italiane “La Gazzetta dello Sport”.
