Manaj i pabesueshëm! Mësoni fjalët e para të sulmuesit shqiptar që çuditën mjekët në spital
Rei Manaj ka qenë protagonist i një incidenti të frikshëm në ndeshjen që Sivaspor luajti ndaj Goztepe në kampionatin turk.
Futbollisti i Kombëtares shqiptare u përplas me një kundërshtar dhe mori goditje në kokë, duke përfunduar pa ndjenja në fushë, ndërsa u desh ndërhyrja e ambulancës për ta dërguar atë në drejtim të spitalit për t’iu nënshtruar vizitave më të hollësishme.
Ndërkohë, është mësuar se fjalët e para të Manajt me mjekët, kanë çuditur jo pak këta të fundit. Mediat turke raportojnë se pyetja që u ka bërë menjëherë Manaj atyre ishte “A do të mund të luaj në javën e ardhshme?”.
Një frazë që ka lënë të befasuar stafin e spitalit, teksa ka treguar edhe një herë dëshirën e madhe të sulmuesit për të qenë në fushën e lojës.